Negociatat për Detin/ Flet ministri grek i Energjisë: Po ecim me ritme shumë pozitive
Ministri i Mjedisit dhe Energjisë George Stathakis, mbrëmjen e kaluar në një intervistë për Radion FM 24/7, është shprehur se ‘bisedimet me Shqipërinë mbi një marrëveshje ekskluzive të Zonës Ekonomike në Detin Jon po përparojnë pozitivisht.’
Ministri tha se Greqia po “hyn në vallen” e kërkimit të hidrokarbureve në një sektor ku zbulimet e mëdha në det janë bërë në Qipro, Izrael dhe Egjipt dhe ku çështja e vetme e pazgjidhur është një bllok në kufijtë me Shqipërinë./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!