Çfarë mund të bëjë Ilir Meta në 2 mars?!

Gjithë këto ditë kanë qenë shumë të ngarkuara për kreun e shtetit. Ai thuajse çdo ditë ka dhënë deklarata e konferenca për shtyp.
Konferenca në të cilat është shfaqur shumë i revoltuar, pasi sipas tij po mënjanohet tërësisht roli i presidentit si insitucion kushtetues.
Ndaj edhe për t’ju kundërpërgjigjur këtij veprimi, Meta po bën ç’është e mundur me veprime juridike, denoncime por tashmë edhe me artikulim politik për të “luftuar” mazhorancën.
Madje ai ka shkuar më larg se kaq duke bërë thirrje për një organizim masiv në bulevard. Ai është shprehur se nëpërmjet kësaj “besëlidhje” siç ka vendosur ai ta quajë do të “shpartallojë” grushtin e shtetit që po tentohet të zhvillohet nga mazhoranca dhe parlamenti.
Ajo që është lënë të kuptohet nga deklaratat e Metës dhe shkrimet e tij të shpeshta është që më 2 Mars ai mund të shpallë një dekret për shpërndarjen e parlamentit. Një aludim i hershëm ky tashmë, edhe pse është e paqartë në kushtet kur presidentit nuk i njihet nga kushtetuta kjo e drejtë.