Astrit Kalaja ndërron jetë/ Gjyqtari mbërriti pa shenja jete në Spitalin e Traumës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Një person është futur i armatosur në ambientet e gjykatës dhe ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja.  

Gjyqtari Astrit Kalaja mësohet e ka ndërruar jetë.  

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes. Autori është vënë në pranga dhe i është sekuestruar edhe arma. 

Burimet i thanë Report Tv se të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Dinamika e ngjarjes është e paqartë, pasi nuk dihet se si autori ka mundur të depërtojë me armë brenda në ambientet e gjykatës, pasi në hyrje të saj ka një detektor metalik.

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT