Drejtoresha e AKSHI e shkarkoi ditën që u thirr në SPAK, cfarë “teatri” po luhet me “zhdukjen e Daniel Shimës”?!

“Po me arrestojne…”, ky ka qene mesazhi derguar familjareve nga Daniel Shima, ish zv.drejtor i AKSHI-t i cili u denoncua i zhdukur nga te afermit e tij me 20 gusht 2025 por nje dite me pas, sipas policise, u paraqit vete dhe deklaroi se kishte ikur ne jug te Shqiperise pas nje konflikti me partneren.

Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç.

Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, thuhej dje në njoftimin e Policisë.

Ne fakt, kishin qene nena dhe gruaja e Daniel Shimes, qe kishin shkuar ne polici, fillimisht per tu interesuar per arrestimin qe pretendohej ne mesazh dhe pasi kane marre vesh se ai nuk ndodhej ne arrest, kane bere denoncim per zhdukjen e tij per shkak se ai nuk po pergjigjej e nuk po komunikonte as me mesazhe dhe as ne telefon.

Denoncimi u bë nga e ëma e Danielit rreth orës 17:00. Duket se ajo kishte shkuar bashkë me të shoqen e Daniel Shimës për të kërkuar të birin që “e kishin arrestuar”, por ky informacion rezultoi i rremë.

Lajmi per zhdukjen e Daniel Shimes, ish zv.drejtor i AKSHI-t qarkulloi kudo per 12 ore ndersa nje dite me pas, policia njoftoi se ai ka shkuar vete ne komisariat dhe ka sqaruar se kishte ikur me deshire.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë -Në vijim të informacionit të dhënë ditën e djeshme, për kallëzimin e shtetases M. Sh, për humbjen e kontakteve me djalin e tij, shtetasin D. Sh., 34 vjeç, bëjmë me dije se rreth ores 02:00, ky shtetas është paraqitur në Komisariatin e Policise Nr. 1 dhe ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e tij.

E gjitha kjo ka ndodhur me Daniel Shimën, ish zv.drejtues nga AKSHI i cili u shkarkua nga detyra në mars 2024.

Konkretisht, ai u largua nga detyra në 19 mars 2024, ne ditën që Mirlinda Karçanaj u mor në pyetje nga SPAK lidhur me tenderat shume miliones te AKSHI-t.

Ajo qe mbetet per tu pare, pavaresisht tentatives se policise per ta paraqitur ngjarjen si nje episod te rendomte hatermbetjesh ne familje, eshte se cfare po luhet me teatrin e “zhdukjes” se Daniel Shimes.

Ka raste kur pas humbjes se kontakteve me nje familjar, qytetaret hezitojne te denoncojne ne polici per shume aresye, por dergimi i nje mesazhi tek te afermit se po me arrestojne, duket se indirekt ka pasur si synim qe ata te shkonin ne polici.

Derguesi ka qene i vetedijshem qe te afermit nuk do ta gjenin ne polici pasi nuk po arrestohej sic thuhej ne mesazh, e per rjedhoje, duke u gjendut aty, do te detyrohen te bejne denoncim per largimin e tij.

Sido qe te jete e verteta, pa kaluar shume ore, ne 02.00 te nates, Daniel Shima paraqitet vete ne polici dhe kthen permbys gjithcka duke thene se ishte laguar me deshire pas nje mosmarreveshje me partneren.

Cfare mesazhi ka dashur te jape me kete histori, dhe cfare ka ndodhur ne oret e zhdukjes se inskenuar, mbetet per tu pare nga hetimi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT