“Ju mendoni shumë se çfarë do thonë të huajt, veproni për të mirën tuaj”
Është fakt i ditur, që po të mos ishte presioni i të huajve, zor se
do të bëheshin reforma në këtë vend. Dhe, këtë gjë e pohon më së miri
ambasadorja gjermane në Shqipëri, Carola Muller-Holtkemper, e cila
shprehet se shqiptarët mendojnë më shumë se çfarë do të thonë të huajt
kur veprojnë, se sa për të mirën e tyre.
“Ka pasur pak proges, si kodi i ri elektroral që ka kaluar në
Parlament . Qeveria dhe opozita po diskutojnë për të reduktuar apo heqin
imunitetin apo reformimin e institucioneve legale dhe sistemin e
drejtësisë, kështu që po flitet për më shumë reforma dhe ne shpresojmë
që kjo të materializohet. Ne mendojmë që për ne, por më shumë për
shqiptarët, është e rëndësishme të përsosin sistemin e drejtësisë. Kjo
do të përmirësonte situatën dhe relatat mes vetë shqiptarëve, mes
insitucioneve dhe biznesit, mes insitucioneve dhe biznesit të huaj.
Por, përshtypja ime është se shqiptarët mendojnë shumë rreth të
huajve. Kështu që, na harroni ne dhe bëni reformat për veten tuaj.
Krijoni një shoqëri më përfshirëse, një mjedis më komod për
insitiucionet shqiptare dhe biznesin dhe ju do ta merrni statusin e
vendit kandidat automatikisht”, ka thënë ambasadorja gjermane nga Gjirokastra.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.