Aksioni ‘blic’ në Sukth, Policia kontrolle edhe në banesën e ‘Rrumit’, tre të arrestuar

Një operacion është kryer ditë e sotme nga Policia e Shtetit në zonën e Sukthit në Durrës. ABC News mëson se janë kontrolluar një numër i lartë banesash dhe kapanonesh.
Nga ky aksion janë arrestuar 3 persona, Vullnet Muça, Enea Kume dhe një person tjetër.
Objektiv i këtij operacioni është Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”. Burime thonë për “ABC News” se operacioni po zhvillohet për llogari të hetimeve që SPAK po zhvillon për tjetërsimin e pronave në Gjurin e Lalezit. Laho është personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë. Ai ishte në makinë me ish-prokurorin Arjan Ndoja, kur këtij të fundit iu bë atentat në vitin 2019.
Nga sulmi me armë mbeti i vrarë shoferi i Ndojes, Andi Maloku. Ndërsa ish-prokurori dhe Aleksandër Laho mbeten të plagosur rëndë.