“Ahh Bujar Deliallisi ah”, VIDEO: Aldo Avdyli identifikon mes maskave zv.drejtorin e Policisë, shefi i Durrësit ia thotë në sy: Po, unë jam! “Gjujtësi” i Shijakut ndryshim total në pamje

Aldo Avdylaj, anëtar i grupit kriminal të Shijakut të drejtuar nga kushërinjtë e tij, është arrestuar tre ditë më parë në Tiranë, në zonën e Liqenit të Thatë. Ai akuzohet nga SPAK për disa ngjarje të rënda kriminale ndër vite dhe RENEA ra në gjurmët e tij vetëm të mërkurën, më 14 Tetor.

37 vjeçari, i cili kishte vetëm një fotografi në internet dhe në skedarët e Policisë së Shtetit, konsiderohet si një ndër anëtarët me aktiv të grupit të Shijakut, i drejtuar nga xhaxhai i tij Astrit Avdylaj, njohur dhe me nofkën “Niçja”.

Mirëpo, një video e pacensuruar nga operacioni i RENEAS, publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, tregon një ndryshim total dhe gati të paimagjinueshëm në pamje dhe në fizik të Aldo Avdylaj alias Elidon Avdylaj.

Aldo Avdylaj tani dhe fotografia e viteve me pare

Ndryshe nga fotografia ku ai shihet mjaft i imët, në pamjet e tre ditëve më parë kur u arrestua në një apartament në Tiranë, ai shihet me flokë të qethur shumë shkurt dhe disa kilogramë më tepër. Nëse nuk do të ishte për informacionet operative të Policisë, identifikimi përmes pamjes së jashtme, do të ishte i pamundur.

Sali Berisha thotë se videon ia ka dërguar “qytetari dixhital”, ndërsa në të dëgjohet qart emri i Bujar Deliallisit, i cili deri një vit më parë ka qenë zëvendësdrejtor i Policisë së Durrësit. Deliallisi mendohet të jetë ende në këtë detyrë, pasi operacioni i zhvilluar nga RENEA është koordinuar nga DVP Durrës.

Aldo Avdylaj identifikon mes policëve të maskuar edhe numrin dy të Policisë në qytetin bregdetar dhe i thërret në emër, ndërsa Bujar Deliallisi i konfirmon se është pikërisht ai. Gjasat janë që si drejtues i lartë, Bujar Deliallisi të ketë qenë në vendngjarje edhe pa maskë.

Me vendim Nr. 40, datë 29.08.2024 të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Bujar Deliallisi me funksion Zëvendësdrejtor i Drejtorisë Vendore Policisë Durrës, ka kaluar me sukses procesin e vettingut në të treja nivelet e rivlerësimit; pasuria, figura dhe aftësitë profesionale.

© Newsbomb.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT