Majko: “Agimi i Artë” të trajtohet si organizatë terroriste, shteti shqiptar të veprojë
Ish-kryeministri Pandeli Majko ka reaguar sot në lidhje me krijimin e degës së parë të lëvizjes fashisto-naziste greke, ‘Agimi i Artë’ në qytetin e Sarandës. Majko ka bërë fajtor shtetin që lejon që partia neonaziste greke “Agimi i artë” të hapë degën në Shqipëri. “A ka Ministri të Brendshme dhe Ministri Drejtësie në vendin tonë për të dhënë shpjegime rreth këtij lajmi që është botuar sot në media… “Agimi i artë” në Shqipëri vlen të trajtohet si organizatë terroriste. Organizata të tilla janë “vdekja klinike” e principeve dhe frymës europiane në rajon”, shkruan Majko në rrjetin social Facebook.
Hapet dega e partisë fashisto-naziste greke në Sarandë
Krijohet në Sarandë dega e parë e lëvizjes fashisto-naziste greke, ‘Agimi i Artë’. Është themeluar në fshehtësi të plotë në qytetin e Sarandës, me zyra në fshatin Mesopotam, dega e parë e lëvizjes fashiste greke, ‘Agimi i Artë’, ku anëtarësia është një grup prej 30 vetësh, shumica e tyre janë adoleshentë minoritarë grekë. Burime të brendshme, bëjnë me dije se, grupimi i themeluar më datën 30 janar 2013 ka marrë shkas nga dalja e bujshme në mediat shqiptare deputetit neonazist Kristos Papas. Dega e ‘Agimit të Artë’ Sarandë që është krijuar në fund të muajit të parë të vitit, ka hapur gjithashtu dhe profilin e vet në ‘Facebook’, ku i bën thirrje të gjithë minoritarëve, kryesisht moshave të reja, të bashkohen me ta pa pasur frikë pasi sipas tyre kjo organizatë neonaziste shumë shpejtë do të ekzistojë në gjithë Jugun e Shqipërisë, ‘Vorioepirin’, madje do të hapë një degë dhe në Tiranë. I pari që ka përgëzuar nismën ka qenë deputeti nga Suli, Kristos Papas, i cili ka pasur dhe një telefonatë me një nga pjesëtarët e kësaj dege, të cilin e ka shumë mik të ngushtë dhe të besuar.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.