Shifra tronditëse edhe nga Spanja, humbin jetën 344 persona në një ditë

Në Spanjë janë regjistruar 344 viktima të reja nga koronavirusi.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytet, janë vendosur në shërbim të shëndetësisë të mundësitë për të përballuar situatën.

Disa hotele të mëdha janë shndërruar në spitale, ku dhe në hapësirën e panaireve “IFEMA” është ngritur një spital i përkohshëm me kapacitet prej 5500 shtretër.

Ndërkohë për shkak të pamjaftueshmërisë së ambulancave edhe autobusët e bashkisë kanë filluar të transportojnë të sëmurët me koronavirus.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT