Magjia e qiellit, “HËNA E PËRGJAKUR” pritet të dhurojë spektakël gjatë fundjavës edhe në Shqipëri

“Hëna e përgjakur” do të dhurojë spektakël këtë fundjavë edhe në vendin tonë.
Eklipsi i plotë do të zgjasë rreth 82 minuta dhe do të jetë i dukshëm më shumë në pjesën e Azisë, Australisë dhe Paqësorit, aty ku sipërfaqja hënore do të duket plotësisht e kuqe.
Vetëm ana e errët e tokës mund ta dëshmojë eklipsin total hënor. Gjatë të gjitha fazave të eklipsit më 7-8 shtator 2025, eklipsi nuk do të shihet nga Amerika e Veriut ose e Jugut.
Sipas Timeanddate.com, rreth 4.9 miliardë njerëz do ta shohin të gjithë eklipsin ndërsa 7.1 miliardë, rreth 87% e popullsisë së botës, do të shohin fazat fillestare të eklipsit.