Strategjia për integrimin/Mogherini nota pozitive për Shqipërinë, 100% zbatuese për politikën e jashtme
Shefja e Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka prezantuar mesditën e sotme strategjinë e BE për zgjerimin drejt Ballkanit Perëndimor.
Mogherini tha se Ballkani Perëndimor është pjesë e Evropës. “Vendet e Ballkanit Perëndimor ndajnë të njëjtën histori, do të kemi një të ardhme të përbashkët.”
Gjithashtu ajo u shpreh se Shqipëria dhe Mali i Zi kanë qenë zbatuese 100% sa i përket politikave të jashtme.
Sipas Mogherinit, e ardhmja e përbashkët është prioriteti me të cilin po punon BE dhe kjo strategji është prioritet i qartë për vendet e Ballkanit.
“Duhet të vijojnë reformat nga këto vende në të mirë të qytetarëve. Nuk ka një datë të saktë, por perspektiva mbetet e qartë dhe vizioni po ashtu. Kjo nuk vlen vetëm për ato vende për të cilat kanë nisur negociatat, por edhe për vendet e tjera. Kjo strategji është hapi i parë i BE, në muajt në vijim do të ketë hapa të tjerë”. -deklaroi ndër të tjera Mogherini./ZgjohuShqiptar.info