SONDAZHI i L’Espresso/ Rama krah Sanchez e Macron në mesin e liderëve botërorë të besuar nga italianët, lë pas Trump dhe Mitsotakis

L’Espresso ka publikuar së fundi një sondazh, përmes së cilit është dashur të kuptohet se cilët nga udhëheqësit ndërkombëtarë janë më popullorët dhe më të besuarit në mesin e italianëve.Në këtë renditje listën natyrisht që do e kryesonte kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, i cili ka besimin e padiskutuar të italianëve.

Ai ndiqet nga Mez, Von Der Leyen e Macron. Në mesin e politikanëve ndërkombëtarë që kanë fituar besimin e italianëve të anketuar, është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili renditet në të njëjtin nivel me Zelenskyn, duke gëzuar besimin e 29% të italianëve.

Besimi i italianëve ndaj Ramës, dhe këtij grupi udhëheqësish lë pas një grup tjetër liderësh botërorë, ku përfshihen këtu ata që janë të fundit në klasifikim presidenti kinez Xi Jinping me 12%, ai rus Vladimir Putin me 10% dhe Erdogani me vetëm 8%.

Por edhe renditja e Trump dhe Mitsotakis “lë për të dëshiruar” pasi niveli i besimeve të italianëve ndaj tyre zë nga 27% deri në 14% për Trump.

“Qëndrimi i qeverisë spanjolle ndaj Shteteve të Bashkuara, politikat progresiste në fushën e punës dhe emigracionit, si dhe refuzimi për të rritur shpenzimet ushtarake pavarësisht kërcënimeve të Trump-it” janë ato që e kanë vendosur Sanchez në krye të listës sipas L’Espresso.

Ky sonadazh u realizua nga Youtrend me metodologjinë CAWI midis datave 27 dhe 29 janar 2026, mbi një kampion prej 1,000 të anketuarish- përfaqësues të popullsisë së rritur që banojnë në Itali.

SONDAZHI i L’Espresso/ Rama krah Sanchez e Macron në mesin eSONDAZHI i L’Espresso/ Rama krah Sanchez e Macron në mesin e

Back to top button
LAJMET E FUNDIT