Ahmetaj: Në javën e dytë të majit do kemi lëvizje afër normales

Ministri i Rindërtimit Arben Ahmetaj parashikon se në javën e dytë të majit në vend do të rikthehet lëvizja “afër normalitetit”.

Megjithatë, Ahmehj shtoi në emisionin “Opinion” se kjo lëvizje do të shoqërohet me masa të rrepta sanitare si distanca, përdorimi i maskave dhe dorezave.

“Në javën e dytë të majit do të kemi lëvizje afër normales, por me masa ekstreme sanitare. Le të themi që do të funksionojë ndërmarrja me 2 apo 3 turne, por do të ketë masa të rrepta si distanca, maskat, dorezat”, u shpreh Ahmetaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT