“Shihemi në Shqipëri për samitin e ardhshëm”, Rama ndan foton me Rutte: Moment krenarie kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur!

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale nga samiti i NATO-s në Ankara, duke ndarë një mesazh pas takimeve në kuadër të këtij eventi.

Përmes një postimi në Facebook, Rama ka publikuar një fotografi së bashku me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, ndërsa ka cituar deklaratën e këtij të fundit për organizimin e samitit të ardhshëm në Shqipëri.

“AI MOMENTI I KRENARISË kur të bëhet zemra mal, pasi kalojnë vite me shumë punë e durim të madh dhe vjen dita kur e paimagjinueshmja bëhet e mundur, e i thua Sekretarit të Përgjithshëm të NATOS: SHIHEMI NË SHQIPËRI PËR SAMITIN E ARDHSHËM”, shkruan Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT