Del Foto: Kush është vrasësi i Charlie Kirk që kishte gdhehur në plumb mesazhin “Bella Ciao”

Personi në foto është autoi i dyshuar dhe i arrestuar për vrasjen me snajper të aktivistit Charlie Kirk gjatë një diskutimi me studentë në kapusin e universitet të Luginës në Utah.

Sipas mediave amerikane, ai quhet Tyler Robinson, 22 vjeç, lindur dhe rritur në Utah. Aktualisht po pritet vetëm konfirmimi zyrtar nga autoritetet, të cilët po ndjekin hetimet dhe po marrin në pyetje të dyshuarin.

Arrestimi i tij u bë i mundur me ndihmën e babait, i cili njoftoi autoritetet duke deklaruar se i biri ishte autori i krimit. Autoritetet shtuan se babai e kishte mbajtur të birin në një vend të sigurt deri në momentin kur ai u mor zyrtarisht në paraburgim.

Sipas Guvernatorit të Utahut, Spencer Cox, Robinson ia rrëfeu krimin një miku të tij përmes mesazheve. Ai shkroi disa fraza në plumba, duke përfshirë “Bella ciao”, “Hej fashist, merre këtë” dhe “Nëse e lexon këtë, je gay, LMAO, të kemi borxh”. Robinson i shkroi këto mesazhe në platformën Discord.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT