Armëpushimi SHBA-Iran dhe kriza e karburanteve: Gjinishi analizon “lojën” e Hormuzit, sa do të durojë Irani pa eksportuar naftë

Analisti Ermir Gjinishi, duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se “gjithë loja është se sa do të durojë Irani pa eksportuar naftë, ndërsa SHBA-të ndodhen përballë presionit të jashtëm dhe të brendshëm për fundin e luftës.”

Ai komentoi zhvillimet e fundit në Ngushticën e Hormuzit, ku sipas tij asnjëra palë nuk është e sinqertë kur flet për dominim absolut.

“Iranianët kanë sulmuar një anije greke, ndërsa Bloomberg raportoi se 34 anije kanë çarë bllokadën e Hormuzit. Ndërkohë, 15 kompani botërore janë të kërcënuara me falimentim,” u shpreh Gjinishi.

Sipas tij, Irani nuk mund të përballojë gjatë ndërprerjen e eksporteve, pasi puset e naftës bllokohen nëse qëndrojnë dy javë pa punë.

“SHBA-të janë nën presion të madh, si nga bota ashtu edhe nga brenda,” shtoi ai, duke theksuar se zgjatja e armëpushimit lidhet me frakturat e brendshme në Iran, edhe pse ato mohohen.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT