Vrau dhe varrosi prindërit e tij në oborrin e shtëpisë/ E zbulon ngjarjen në intervistë televizive

Një burrë ka pranuar gjatë një interviste televizive se ka vrarë prindërit e tij dhe i ka varrosur në oborrin e shtëpisë së tyre në New York tetë vjet më parë. Pasi doli nga studioja televizive ai u arrestua. 

Dëshmia tronditëse e 53-vjeçarit Lorenz Kraus përpara kamerës erdhi një ditë pasi policia ka thënë se ka gjetur dy trupa në një shtëpi në Albany si pjesë e hetimit që zbuloi se prindërit e Krausit ende merrnin para nga Sigurimi Social pavarësisht se nuk ishin parë prej vitesh. 

Lorenz Kraus kontaktoi kanalin lokal të transmetimit “CBS6” dhe mbajti gjysmë ore intervistë, ku përshkroi vrasjet e prindërve të moshuar. 

Kraus fillimisht nuk pohoi se i kishte vrarë, por më vonë ai e pranoi pasi u pyet disa herë nga gazetari. Ai tha se prindërit nuk i kërkuan t’i vriste, por se “ata e dinin se po shkonin drejt fundit”. Pas tetë minutave në intervistë, Kraus ka thënë se ai i kishte ngufatur të dy. 

“Unë bëra detyrën time ndaj prindërve të mi”, tha ai. 

Kraus u arrestua pas daljes nga studioja dhe akuzohet me dy akuza për vrasje. 

 

 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT