Vrasje me plumb rikoshet? Dalin DETAJE të tjera mbi ngjarjen e Tepelenës, policia dyshon për…

Një ngjarje plot me mister është ajo e vrasjes së italianit 44-vjeçar Eduardo Sarchi i gjetur i vdekur në anë të rrugës në Dilan mes fshatit Salari dhe Nivicë.

Edhe pse në polici kanë dëshmuar 4 persona, Eqerem Braçi dhe dy djemtë e tij Gazmendi e Danieli, si dhe bariu Armir Hitoveizi, ka ende shumë dyshime dhe “pista” të ndryshme mbi ngjarjen.

Marrja disa herë në pyetje, dy herë nga Oficerët e Policisë Gjyqësore (OPGJ), prokuroria dhe specialistët e krimeve të rënda është sepse të katërt ata kanë dhënë dëshmi kontradiktore duke nxitur dy pista: vrasjen e qëllimshme ose atë nga pakujdesia.

Sipas dëshmive të marra nga 4 personat e parë, në Drejtorinë Vendore të Policisë në Gjirokastër, Sarchi po udhëtonte në një fuoristradë së bashku me Eqrem Braçin dhe dy djemtë e tij. Ata po kalonin nga Nivica në drejtim të Salarisë, kur një person i armatosur doli përpara rrugës dhe hapi zjarr ndaj automjetit.

Fillimisht u qëllua në drejtim të gomave, duke krijuar panik te pasagjerët. Më pas, një plumb rikoshet goditi biznesmenin në pjesën e kofshës, duke i shkaktuar hemorragji të madhe.

Pas sinjalizimit, policia dhe autoambulanca mbërritën në vendngjarje, por fatkeqësisht italiani ndërroi jetë për shkak të plagës.

Burime për mediat bëjnë me dije, se katër personat që kanë dhënë dëshmi dje, mund të thirren përsëri në ditët e ardhshme, duke marrë shkas kshu se si do të shkojë dinamika e kësaj ngjarje.

Ndërkohë, policia ka ngritur postblloqe dhe po vijon kërkimet në zonën e Kurveleshit, me dyshimet se autori mund të jetë larguar në drejtim të Vlorës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT