“Dyqani im është vjedhur mbi tre herë!” Me maska dhe kriko makine, 3 hajdutë tentojnë të grabisin argjendarinë në Pogradec

Orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje kanë qënë jo të mira për një argjendari në qytetin e Pogradecit, kjo pasi ajo është tentuar të vidhet.

Argjendaria është në pronësi të Lytfi Alia, i cili është shprehur se kjo është e disata herë që biznesi i tij sulmohet dhe nuk janë gjendur autorët. Sipas tij herët e tjera që personat kanë hyrë në argjendari kanë mundur të vjedhin bizhu, kurse në rastin e sotëm për shkak të rënies së alarmit ata janë larguar pa marrë gjë.

Në pamejt e sigurisë të argjendarisë, janë filmuar tre persona të cilët e kanë hapur dysqanin me kriko makine, por fytyrat e tyre nuk janë të identifikueshme pasi janë me maska.

Në herët e tjera që i është vjedhur dyqani, pronari është shprehur së ka patur dëm rreth 15 mijë euro.

Pronari Lytfi Alia: “Në orën 3:30 është hapur dyqani me kriko, ka rënë sistemi i alarmit dhe kanë ikur ata. Nuk kanë marrë absolutisht asnjë gjë. Dyqani im është vjedhur mbi tre herë gjatë kohës që unë e kam hapur si biznes. Edhe dy herët e para nuk janë kapur autorët. Të shikojmë këtë radhë. Dëmi ka qenë i madh, mbi 15 mijë euro (në vjedhjet e tjera). Kemi frikë për biznesin, nuk shesim dot, nuk qëndrojmë dot. Nuk është e njëjta dorë, se dyqani im është vjedhur para 15 vitesh atë herë. Ra alarmi, prandaj s’vodhën dot gjë dhe janë larguar. Kur kam ardhur unë, s’më la policia të hyja brenda. Mbaroi policia veprimet, pashë gjendjen dhe s’ishte marrë asnjë gjë. Kamerat e sigurisë i kanë filmuar autorët, por ata janë me maska. Ishin 3 persona”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT