Edi Rama del si mesazh zanor, tek çdo telefonatë që kryeni

Shqipëria është në kthetrat e koronavirusit dhe masat janë ndër më ekstremet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme, ndonëse shifrat tregojnë rritje të frikshme në pak orë. Kryeministri Rama, që prej ditës së djeshme ka marrë masa ndër më ekstremet, me nxjerrjen në rrugë të ushtrisë, por edhe pezullimet e shërbimeve publike.

Në fuqi është edhe masa e dënimit me 5 mijë euro gjobë për të gjithë ata që nuk vetëkarantinohen dhe kanë një historic udhëtimi në Itali. Por, në lojë ka hyrë edhe teknologjia. Përmes një mesazhi zanor në çdo telefonatë që kryeni del Edi Rama.

Mesazhi i Ramës ka të njktëjtën përmbajtje me tekstin e dërguar më pas, ndërsa dëgjohet zëri i tij “Edi jam! Të lutem laj duart shpesh. Mos lëviz nga shtëpia për qejf. Hap dritaren sa të mundesh. Ruaju nga informacioni i rremë. Mos ki frikë, po bëj shumë kujdes. Për çdo shenjë merr 127.Të përqafoj nga larg!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT