“Thirrini mendjes”, mjeku Pipero: Situata serioze, të ik pacienti nga dora pa e kuptuar

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero deklaroi në emisionin OPEN në Top Channel se situata me koronavirusin në Shqipëri është serioze.
Pipera tha se pacientët e shtruar në spital janë në ankth dhe depresion.
“Situata është shumë serioze në të gjithë dimensionet e saj. Serioze në rastet e reja dhe në rastet e shtruara në spital. Ata që janë shtruar janë në akth dhe depresion. Dhe pyesin nëse do jetojnë. Nuk na njohin. Kur ju shkojmë në dhomë na pyesin; kush je ti? Bëhet fjalë për një sëmundje të rëndë me shumë të panjohura. Jo të gjithë ata që vijnë në spital, mund të sherohen. Të ikën pacienti nga dora, duke bërë muhabet me të. Nuk e merr vesh se çfarë ndodhi. Kjo është e panjohura e madhe e kësaj sëmundjeje”, tha Pipero.
Eni Vasili: A do infektohet 60-70% e popullatës?
Pëllumb Pipero: Ky është projeksion. Kur themi infektim, nuk do thotë sëmundje, pasi 80% e të prekurve do e kalojnë lehtë. Problemi është se ata mund ta përhapin koronavirusin. Ka vetëm një rrugë. Ka ende kohë për t’i thirrrur mendjes. Qëndroni në shtëpi.