Thellohen çarjet e vjetra të aksit Librazhd-Porgradec, ARRSH del me NJOFTIMIN e rëndësishëm: Vijojnë punimet, lëvizjet të bëhen në një korsi

Është përkeqësuar situata e aksit Librazhd-Pogradec ku mësohet se janë thelluar akoma më shumë çarjet e vjetra të kësaj rrugë duke shkaktuar pasiguri në këtë rrugë.
Në lidhje me këtë situatë Autoritet Rrugor Shqiptar ndodhet në terren duke vijuar punimet për të shmangur askidentet e mundshme. Ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që nga dita e sotme qarkullimi i automjeteve do të bëhet në një korsi.
Në vijm thuhet se do të mundësohet qarkullimi i automjetev në dy anët e rrugës seepse punimet po vijojnë.
Njoftimi:
Në aksin Librazhd-Pogradec, në vendin e quajtur Arrat e Gurrës, është konstatuar se çarjet e vjetra dhe të reja që ishin shfaqur në këtë zonë janë thelluar akoma më shumë, duke paraqitur një situatë të pasigurt për përdoruesit e rrugës.
Në këto kushte, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka ndërmarrë menjëherë masat paraprake emergjente për parandalimin e aksidenteve të mundshme.
Duke filluar që sot, në koordinim dhe me Policinë e Shtetit, do të ketë kufizim të lëvizjes me një korsi në vendin e rrëshqitjes, duke vendosur semafor për disiplinimin e trafikut.
Në vijim, do të merren masa për realizimin e një korsie tjetër provizore në të majtë të trupit të rrugës, për të siguruar qarkullimin e mjeteve me dy sense.
Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve si dhe të banorëve të zonës, për këtë ndërhyrje në rrugë dhe kufizimin e lëvizjes në këtë segment, por që vlerësohet e domosdoshme për sigurinë rrugore.