“Kur SPAK thërret Saliun, thoni se…”, Balluku flet në Kuvend, përjashtohet Agron Shehaj

Mes kundërshtive nga ana e opozitës, mbajti fjalën e saj sot, 19 nëntor, në Kuvend ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, për të prezantuar buxhetin sektorial për dikasterin që drejton.
Por para kësaj, dha një sqarim në përgjigje të aludimeve që kanë qarkulluar pas marrjes e pandehur nga ana e Prokurorisë së Posaçme.
“Dua të them disa fjalëve që ua kam borxh mijëra qytetarëve, jo për të kompensuar baltën, aludimet e gjysmë të vërtetat dhe gënjeshtrat e thëna me bollëk këto kohë, por për detyrimin që kam ndaj kujtdo që beson te puna. Nuk do dëgjoni kurrë nga unë akuza, sharje e as kërcënime për drejtësinë e re, edhe kur prekem personalisht, as lëvdata, pasi besoj thellësisht se kjo drejtësi e re, produkt i vullnetit të PS-së dhe Ramës është duke kryer misionin për të cilin u reformua, patjetër me pikat e saj të dobëta, me pikat e saj të forta, por si gjithçka e re po konsolidohet dita-ditës.
Nuk do më dëgjoni kurrë të merrem me prokurorë e gjyqtarë, pasi secili prej tyre bën detyrën ashtu si e gjykon. Nuk do prononcohem kurrë për çështje nën hetim pasi ato kanë rrugën e tyre, të cilën do e ndjek me diskrecion të plotë derisa e vërteta të marrë formë të prerë, cilado qoftë ajo! Por, unë si gjithë kolegët e mi, mbështesim reformën në drejtësi, edhe kur prekemi personalisht pasi ndryshe nga sa thoni, PS-ja është një formacion politik serioz, i vetmi në Shqipëri, ku fjala e secilit dëgjohet e ka peshë, ndaj në respekt të plotë të saj nuk kam asnjë komen.
Kur SPAK therret Saliun ju thoni se ndikohet nga Rama”, tha Balluku.
Nderkohe nga seanca eshte perjashtuar deputeti i partise Mundesia, per shkak se nderhyri ne fjalimin e zv.Kryeminsitres dhe prishi seancen.