“Faleminderit Shqipërisë dhe popullit mik shqiptar”, Mjekët shqiptarë zbresin në Romë, i pret vet ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio (VIDEO)

Ekipi prej 30 mjekësh dhe infermierësh i nisur pasditen e sotme drejt Italisë, për t’i ardhur në ndihmë vendit fqinj ne betejën me koronavirusin, është ulur në Aeroportin e Romës pak minuta më parë.

Ekipin shqiptar të shoqëruar dhe nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj e ka pritur vet ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio, i cili ka shpërndarë në profilin e tij zyrtar pamje direkte nga mbërritja e mjekëve dhe infermierëve shqiptarë.

“Faleminderit Shqipërisë, miqve tanë shqiptarë dhe popullit shqiptar”, u shpreh ministri Di Maio ndërsa shoqëroi gjatë gjithë rrugës mjekët shqiptarë.

“Personat që kanë mbërritur janë 30 mjekë e infermierë që sapo kanë mbërritur nga Shqipëria. Dua të falenderoj Kryueministrin Edi Rama, gjithë qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për solideritetin e madh që po demonstrojnë. Kryeministri Rama na ka njoftuar se edhe Shqipëria është në emergjencë nga koronavirusi. Faleminderit popullit shqiptar, faleminderit qeverisë shqiptare për ndihmën që po na japin. Këta mjekë dhe infermierë nesër do të nisen drejt Lombardisë në fort të kësaj lufte me virusin”, u shpreh më tej ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT