Edi dhe Albin, kështu po vraponi drejt asgjëkundit…

SHPËTIM NAZARKO

Shëmbullin e dhënë më shumë se njëherë, kam dëshirë ta përsëris prapë. Kalimi nga një sistem qeverisje, apo të doni rend shoqëror, i ngjan atij me të cilën një amvisë, rilyen muret e shtëpisë

Kur ajo lyen, kujdeset të gëryejë mirë sipërfaqen dhe vëren, se procesi i lejon të shohë suvanë e vjetër, me të cilin është lyer më parë shtëpia. Kur shqiptarër këtu në Kosovë, Maqedoni, e Mal të Zi, ndërruan rendin e vjetër dhe filluan të lyenin shtëpinë e re, panë shumë thjesht se heqja e suvasë së tanishme, të shpinte te suvaja e vjetër. E kjo suva e vjetër nuk ishte gjë tjetër, vecse suvaja turke.

Ndryshe u ndodhi fqinjëve ca më larg. Te çekë, hungarezë, kroatë, a sllovenë, suvaja e vjetër pas rëniesë së asaj komuniste, ishte ajo e Perandorisë së shkëlqyer austriake. Është shumë e thjeshtë, që pas kësaj rënie, këto vënde ta merrnin veten shumë më shpejt.

Problemi ynë, ishte dhe është, shumë më i komplikuar. Duke na quajtur vënd periferik të Perandorisë, Turqia që ishte shumë e dobët edhe në problemet me detin ( më e dobëta në gjithë perandoritë që kanë ekzistuar), na e thelloi këtë dramë.

 Turqia krijoi, sic ndodh me gjithë vëndet periferike të perandorive, një vend, i cili i nevojitej vetëm për taksa dhe ushtarë. Krijoi ca feudalë, a pasanikë vëndës, që nën pushtetin e saj, kufizoheshin në veprimtari individuale që përmblidheshin në fjalët. Pasurim vetiak dhe asgjë më shumë.

Në një bisedë dikur me Kadarenë, duke analizuar këto lloj situatash, megjithë idenë time për ta paraqitur sa më të zbutur problemin, më tha menjëfarë përbuzje gjykimin për pasanikët tanë të dikurshëm.

E çfarë bënin në fund të fundit me paratë e tyre? Ja i harxhonin andej këndej nga kuplaratë, e qejfet apo gjëra të këtij lloji. Çfarë bënë realisht për vendin. Ku i ke veprat që lanë?

Në thelb kishte të drejtë.

Problemi real rikthyer “ suvasë” shtëpie në pyetjen ku po shkojmë?

E vjetra nuk na shpie gjëkundi dhe e reja, nuk duket fare në sipërfaqe. Vetë, nuk nuk hyj te njerëzit që besojnë, se vëndin e shpien përpara shaoqatat e gjithfarë karakteri. Edhe demokracitë fillestare të Greqisë së Lashtë, janë udhëhequr nga njerëz mëndje ndritur që kanë kuptuar së pari mirë vëndin që udhëhiqnin…..Nuk ishte punë shoqatash atëhere dhe tani. Në thelb të paktën këtu tek ne, ato janë shtojcë, si dikur, e mekanizmave që krijoi Partia e Punës për të mbajtur nën fre popullin.

Çështja shtrohet drejtëpërdrejti…

Si do të rrojë kombi në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, a Mal të Zi? Pa Strategji kombëtare, pa pronë të përcaktuar dhe pa arsimim profesional që i shërben vendit, besoj se shkojmë drejt asgjëkundit. Të gjitha manovrat e tjera sido e sado sukses të kenë janë të kufizuara në vlerë e cilësi.

Në Shqipëri besojmë te BE. Rama i ka bashkangjitur së fundmi dhe idenë e Minishëngenit. Albini në Kosovë, ka hesapet me Serbinë për shumë punë të pambyllura, e së fundmi për një marrëveshje që lidhet me ca “Qillometra katror” që duhen ripërcaktuar. Në Maqedoni, gjëndja duket akoma më larg. Flitet për marrëveshje të parealizuar të Ohrit, e problemet kufizohen në përcaktimin e aleatit të radhës për zgjedhjet përkatëse, etj etj

Besoj se kështu po vemë drejt asgjëkundit.

Historia e BE, megjithse e vërtetë, duket larg, por besoj se nuk do të bjerë rezultatet që duam, nëse nuk bëjmë ca punë vetë përpara që sic theksova lidhen me Strategjinë kombëtare, Pronën dhe Arësimimin profesional.

Minishëngeni që për mua është një mjet që i bën qejfin Francës, përdoret nga Rama me të njëjtën filozofi. Natyrisht nuk i tejkalon ato që quhen mjete, por maksimumi relaksojnë situatën. Që Minishëngeni të kthehet në realitet nga ku mund të gjykojmë realisht dëmet e të mirat, duhet kohë.

Po ai mbetet vetëm një copë letër dhe asgjë më shumë. Për ta kthyer në realitet duhen traktate të nënëshkruar nga të gjithë etj. Rama që i di këto, natyrisht tallet megjithë kritikët e tij sepse, Minishëngeni vlen realisht vetëm për gjëra minimale që relaksojnë mardhëniet ndërmjet vëndeve. Kam idenë që Rama që ka kohë që është shndrruar në politikan profesionist, po plotëson duke nënqeshur vetëm dëshirën e Francës. E cila bën vetëm zhurmë kot, e nuk bën dot gjë tjetër, psh të zërë rolin e Gjermanisë, a të Anglisë, se për këtë punë duhen para dhe luftë pa para, sic thoshte Napoleoni nuk ka. Besoj thjesht, se kjo dëshirë e Francës që nuk kundërshtohet këtu, nuk është gjë tjetër, vecse një nga ato manovrat që mund ti quajmë thjesht “Manovra në xunkth” Në këto llloj manovrash në xunkth, është përzjerë dhe Kosova e Maqedonia.

Çështja shtrohet edhe njëherë thjesht.Si do të vazhdojë të rrojë Shqipëria? Ku e ka ajo Strategjinë kombëtare, marëdhëniet me pronën dhe arësimin profesional. Si do ti nxjerrë ajo jashtë vendit pasuritë e veta minerare? Me karroca kamionë, apo vaporë e hekurudha? Ku i ka këto të fundit dhe nga do të kalojnë ato? Cilat janë rrugët kryesoe që duhet bërë si fillim?

Më shumë shtrohet ky problem për Kosovën. Vërtet mendojnë se do ti shpëtojnë ato minerale që nuk dihet kur do nxirren, e sa vlerë reale kanë. Çfarë pasurie reale ka? Dhe së fundmi si do shkojë në Europë? Me Nishin apo nëpërmjet Shkupit?!

E njëjta pyetje shtrohet edhe për shqiptarët e Maqedonisë?

E mësë shumti pyetja vendimtare, shtrohet si lidhen tre a katër pjesët e kombit në një të vetëm, që nesër të hyjnë në Europë me kokën lart dhe me ato që kemi realisht në duar.

E kam paraqitur njëmijë herë këtë hartë dhe prapë do ta paraqis.

Është një nga dy shtyllat që mban Kombin në këmbë. Bashkë me pronën në Shqipëri dhe arësimin professional përbën shtyllën e ecjes reale në një Europë të së nesërmes, apo ndryshe thjesht për prosperitet, me apo pa Europë të bashkuar.

Të diskutosh se Rama, Albini, a Ali Ahmeti janë maskarenj a tradhëtarë, është histori që prodhojnë vetëm analistët e kafeneve. Besoj se të treve këtyre e ca të tjerëve, u vlen më shumë një histori tjetër diskutimi.

Si bashkohet Kombi mëndërisht së pari, duke zgjidhur problemet kombëtare që lidhen me pozicionin gjeografik me Europën. Cfarë pasurie kanë realisht dhe si ndërlidhen si një e tërë me njëra tjetrën?

Në nuk e dinë, le ti hynë me themel edhe njëherë Arbën Xhaferit, apo Rilndësit të fundit të Shqipërisë, për të kuptuar idetë e tija të “Komunuelthit ekonomik” panshqiptar.

Shakatë për të përparuar vëndin me historira shoqatash, e analistë gjithfarësh janë banale.

Besnik ndaj ideve të Plakut Balzak, po e citoj edhe njëherë thënien e tij legjendare, ashtu si më vjen nëpër mend.

Ligji del nga truri i zgjuar i një njeriu gjenial dhe jo nga mendja e turmës njëmijë vetëshe, që vetëm e turbullon, apo e ngatërron atë.

Albin e Edi, duhet të vrapojmë se kështu po vemë drejt asgjëkundit!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT