“Të flasim të vërtetën, Serbia e ka humbur Kosovën që më 1999”

Kryetari i Partisë Liberal Demokrate të Serbisë, Çedomir Jovanoviç ka thënë se Serbia rrezikon të humbasë të ardhmen e saj.

“Edhe këta që kanë udhëhequr bisedimet me Kosovën, e kanë ditur prej fillimit se bëhet fjalë për blerje të kohës. Mund të shpëtojmë vetëm nëse flasim të vërtetën dhe e vërteta është se Serbia ka humbur Kosovën më 1999”,- u ka thënë Jovanoviç gazetarëve në Beograd, siç transmeton “Evropa e Lirë”.

Sipas tij, në bisedime janë shpenzuar fjalë dhe argumente dhe nuk është e lehtë të gjendet përgjigjja për problemet e Serbisë, porse “ajo është obligim i njerëzve që udhëheqin shtetin.”

  –^^^  Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
             Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT