“Truku” i Berishës për të “vjedhur” më shumë kohë në Kuvend, opozita drejt ndarjes në tre grupe parlamentare

Opozita pritet të “copëtohet” në 3 grupe parlamentare, jo në formë përçarëse, por si një “truk” që të ketë në dispozicion më shumë minuta në seancat parlamentare të këtij sesioni në Kuvend.

Ashtu siç e konfirmoi Berisha, Gazment Bardhit i është besuar sërish “posti” i grupit parlamentar të PD-së, por në organikën e opozitës pritet që të formohen edhe dy grupe të tjera.

Bëhet fjalë për grupin e Partisë së Lirisë të cilët do të marrin “hua” 3 deputetë PD-së në mënyrë që të plotësojnë numrin e nevojshëm (7 ligjvënës) për krijimin e një grupi më vete.

Por burimet mediatike bëjnë me dije se grupi tjetër do të jetë ai i “Aleatëve” që do të kryesohet nga Fatmir Mediu ku sërish Berisha do t’i ofrojë 4 deputetët e tij “besnikë”.

Ky plan i kreut të PD-së Sali Berishës synon të shfrytëzojë në maksimum rregulloren e Kuvendit që u jep më shumë kohë në foltore partive me më shumë grupe parlamentare.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT