Traktati i anëtarësimit në BE në 6-mujorin e parë 2028 / Balla: Italia, partner strategjik

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se pas përmbylljes së negociatave në vitin 2027, synohet nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit në 6-mujorin e parë 2028.

“Të nënshkruajmë traktatin e anëtarësimit në fillim të vitit, apo në 6-mujorin e parë të vitit 2028 dhe të mbyllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade”, tha Balla.

Balla tha se në katër vitet në vijim ka një qasje të re për shqiptarët që jetojnë jashtë, me Komisionin e përhershëm të posaçëm.

“Më në fund në Kuvendin e Shqipërisë, ne do të kemi një komision të përhershëm, i cili do të merret dhe do të ndjekë me zbatimin e të gjitha strategjive për kujdesin e domosdoshëm, qoftë të qeverisë qendrore, qoftë të qeverisë vendore sa i përket shqiptarëve në diasporë”, tha Balla.

Këto deklarata Balla i dha në konferencën për nxitjen e investimeve italiane. Sipas tij, vetëm në periudhën janar – mars 2025, investimet e huaja direkte kapën shifrën 362 milionë euro, një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024.

Janë po ashtu mbi 800 mijë turistë italianë që vizituan këto muaj Shqipërinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT