Gazetari i kronikës Arsen Rusta, ka një mesazh për kolegët

Gazetari i kronikës Arsen Rusta, lut kolegët e tij që të bëhen pjesë e një nsime për të sensibilizuar publikun shqiptar.

Ai propozon që nesër,  në orën 12:00, gazetarët të përcjellin çdo raportim me mesazhin “Ruaje Veten, Duaje Jetën, respekto rregullat, Nuk është LOJË!” si edhe me Himnin Kombëtar ne sfond.

Rusta shpreh shqetësimin se ende një pjesë e shoqërisë ende refuzon të respektoj rregullat”

“Lutje publike për kolegët🙏

Pronarë i medias, koleg, gazetar, kameraman, montazhier e staf i televizionit, portaleve.

Sot Italia solli një mesazh ku në mesditë të gjitha radiot atje vendosën një mesazh të përbashkët sensibilizues.

Shumë gjëra na ndajnë në konkurrencën e përditshme për lajme, por sot më shumë se kurrë na bashkon detyra për të mbrojtur shikuesit tanë.

Një media pa shikues e humb funksionin e saj, bëhet thjesht një dritare e një zëri që flet e dëgjon veten.

Një pjesë e shoqërisë ende refuzon të respektoj rregullat, institucionet shtetërore po mundohen. Por kjo është një luftë që shteti i yni e shumë të tjerë në botë as ia dalin vetëm dhe as e dinë se si mund të jetë e nesërmja.

A mundet edhe në njëherë të vetme të jemi BASHKË?

Për të treguar se kemi vërtet përgjegjshmërinë që në një kohë lufte të mos konkurrojmë se cili e kush është me këtë e atë.

Por të jemi me ata, me publikun me veten me Shqipërinë.

Nëse PO, nesër, të shtunën në ORA 12:00 të përcjellim në çdo raportim tonin Mesazhin:

Ruaje Veten, Duaje Jetën, respekto rregullat, Nuk është LOJË!

Himnin Kombëtar ne sfond

Përulësisht

Arsen Rusta”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT