Ndodh me gjykatat shqiptare, lirohet nga burgu polici i akuzuar për përdhunimin e të miturës

Ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Vesel Veseli, i cili ishte akuzuar për përdhunim të një vajze të mitur nga Drenasi, është liruar sot nga paraburgimi.
Këtë e ka bërë të ditur për Arbresh.info kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka.
Beka ka thënë se hetimet ndaj tij janë duke vazhduar, mirëpo vetëm masa e sigurisë ka ndryshuar nga paraburgimi në arrest shtëpiak.
Përveç policit Veseli, nga paraburgimi është liruar edhe profesori i dyshuar për ngacmim seksual në rastin e “Vajzës nga Drenasi”, Shkëlzen.Xh
Ky rast kishte ngjallur shumë reagime të ashpëra në vend, si pasoj e të cilave ishin mbajtur edhe disa protesta.
Rasti i abuzimit të së miturës kishte ngjallur reagime të mëdha në shoqëri, dhe një numër protestash në vend./Arbresh.info