“Thyen urdhrin” e Ramës/ Dalin FOTOT: Kush janë 5 këshilltarët që nuk votuan shkarkimin e Erion Veliajt

Këshilltarët e majtë dhe të djathtë bashkuan votat në mbledhjen e Këshillit Bashkiak duke votuar shkarkimin e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.

Por në këtë mbledhje nuk kanë votuar Fabjan TopollariAlfred Muharremi dhe Aldo Merkoçi, kurse Gaz Paja dhe Joleza Koka nuk ishin fare në mbledhje duke “thyer urdhrin” e kryeministrit Edi Rama.

Votimi për shkarkimin e Veliajt u bë pas kërkesës së këshilltarëve socialistë. Tashmë i takon Këshillit të Ministrave që të miratojë vendimin për shkarkimin e Erion Veliajt nga posti i kryetarit të Bashkisë Tiranë.

Pavarësisht shkarkimit, sipas nenit 115 të Kushtetutës, Veliajt i jepet e drejta të ankimojë shkarkimin në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditësh. Në këtë rast, vendimi i qeverisë pezullohet deri në shqyrtimin nga Gjykata./Balkanweb

Back to top button
LAJMET E FUNDIT