VIDEO/ Shqiptari në SHBA ia thotë troç gazetares: S’ka virus që na ndal për të pirë kafe

Media amerikane News12 i ka kushtuar një kronikë shqiptarëve që jetojnë në SHBA, në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi.
Gazetarja Michelle Arezou Ross ka shkuar pranë një kafeneje që frekuentohet prej vitesh nga shqiptarët rezidentë në qytezën Bronx të New York City.
Ajo shprehet se pirja e kafesë është një kulturë që praktikohet masivisht në Shqipëri.
Gazetarja merr në intervistë edhe një punonjës shqiptar të kafenesë Prince Coffee House, e cila është në pronësi të shqiptarëve të Kosovës.
Florian Lota i thotë gazetares amerikane se nuk ka virus që t’i ndalë shqiptarët për të konsumuar kafe.
“Nuk ka virus që t’i ndalë shqiptarët të dalin e të pinë kafenë. Ata gjithmonë do të vijnë”, thotë ai.
Ndonëse Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës, shqiptarët në SHBA nuk i tremben aspak koronavirusit.