Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti i SHBA kërkesë homologut turk: Ndalo blerjen e naftës ruse

Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë.  

Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”. 

Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”. 

Presidenti Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën.  Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump. 

Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë “të turpshme”, duke i cilësuar si “vrasje të panevojshme”.  “Putini duhet të ndalet,” tha Trump më tej. 

Back to top button
LAJMET E FUNDIT