Shqipëria drejt BE-së me skenar si të Bullgarisë? Eksperti rumun: E njëjta taktikë!

Shqipëria mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, me një skenar të ngjashëm me atë të Bullgarisë. Sipas ekspertit politik rumun, Marcu Niculescu, BE mund të përdor të njëjtën metodë për anëtarësimin e Shqipërisë, ashtu siç bëri me Bullgarinë, pavarësisht faktit se të dyja vendet janë më të korruptuarat në Evropë.Marcu Niculescu është një studiues i shkencave politike, me seli në Maastricht, i doktoruar në aktivizimin digjital dhe gjeopolitikën e re të lëvizjeve të protestave. Kryefjala e punës për doktorantin rumum, Marcu Nicolescu, është dinamika sociale dhe strategjike që mbështesin Evropën Qendrore dhe atë Lindore. Ballkani Perëndimor dhe konkretisht shteti i Bullgarisë, ndodhet në një fazë të rëndësishme, pasi tashmë ajo do të ketë një peshë të madhe në drejtimin e Bashkimit Evropian.Korrupsioni, grupet e rrezikshme, vrasjet politike, nuk e kanë penguar që ajo të marrë rrugëtimin e suksesshëm drejt familjes së madhe, së bashku me Rumaninë. Problemet e Bullgarisë mund të krahasohen njejtë me Shqipërinë, por kjo shenjë krahasimi mbetet deri këtu, pasi vendi ynë është jashtë familjes së Evropës së Bashkuar, ndërsa Bullgaria merr timonin e Bashkimit Evropian.Aktualisht shteti bullgar shihet si busulla orientuese për shqiptarët, pasi kanë besim dhe shpresojnë që ajo të tregohet dorëlëshuar dhe të nxisë planet për një anëtarësim më të shpejtë për Shqipërinë dhe BE.Njohësi i mirë i politikave në Evropën Lindore, Niculescu, në një analizë të tij shprehet se Bullgaria ka një numër të madh problemesh, por ku është e përbashkëta me Shqipërinë. Korrupsioni është një plagët më të mëdha në Bullgari, ndërsa në raportet e publikuara ajo mbetet si vendi i parë sa i takon korrupsionit, kjo e krahasuar me të gjithë vendet anëtare të Bashkimit Evropian.Pika ku takohen Shqipëria dhe Bullgari është disfata më kompanitë elektroenergjitike. Ekonomia dhe buxheti i shtetit shqiptar ka marrë një goditje të madhe, pasi miliona euro që tashmë kjo kompani i ka marrë Shqipërisë në gjyqet ndërkombëtare, për shkak te prishjes së marrëveshjeve të njëanshme, por edhe për skemat e tjera mashtruese dhe korruptive. Tashmë shteti shqiptar ka humbur betejën ligjore me kompaninë çeke, por natyrisht kjo disfatë i ka kushtuar shtrenjtë buxhetit dhe taksapaguese shqiptarë.Kompania çeke CEZ, ka vepruar edhe në tregun bullgar, por edhe aty ajo është përballur me gjoba, të cilat kanë detyruar kompaninë të rishikojë qëndrimin në këtë vend. Së fundmi CEZ dhe një kompani tjetër austriake janë gjobitur nga qeveria bullgare me 3.63 milionë dollarë. Tashmë Shqipëria ka një shans për të kuptuar se si një vend me probleme në sundimin e ligjit, korrupsionit, të kthehet në një histori suksesi në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Aktualisht në të njëjtën rrugë janë shtetet e Malit të Zi dhe Serbia, të cilët kanë hapur negociatat për anëtarësim në BE, duket se demokracia e brendshme dhe skenaret e fshehta në ekzekutimin e figurave politike, nuk të japin bindjen se reformat e tyre janë pozitivë , në krahasim me Shqipërinë, të paktën jo në disa fusha.Ditë më parë, në Veriun e Mitrovicës, nën veprime mafioze është ekzekutuar lideri politik i serbëve në Kosovë, ndërsa përfaqësuesi i BE-s, Johanes Hahn bëri thirrje që përmes pajtimit dhe bashkëpunimit të shkojë rajoni përpara. Ndërsa anëtarësimi i tyre pritet të ndodhë në 2025, por mbetet për t’u parë se si do operojë përshpejtimi i reformave dhe zgjidhjet e ndjeshme, si pranimi i realitetit të Kosovës së pavarur nga Serbia, por edhe reformat e tjera, duke përfshirë dhe problemet e hapura të Malit të Zi me Kosovën për vijën kufitare apo demarkacioni, i cili diskutohet prej kohësh mes vendeve.Shqipëria pret që këtë vit të hapen negociatat me BE, por nuk dihet saktësisht se kur mund të ndodhë, ndërsa shtetet e unionit dënojmë me forcë nivelin e lartë të korrupsionit dhe mungesës së reformës. Shansi më i fundit i Shqipërisë, është që BE të bëjë një sy qorr dhe një vesh shurdh, për ta pranuar si diskutante, pse jo të besojmë tek i njëjti skenar si i Bullgarisë, shprehet mes të tjerash eksperti rumun. (Burimi: TIRANA TODAY)/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT