Stadiumi State Farm mbushet plot për lamtumirën e fundit të Charlie Kirk, mbi 60 mijë qytqtarë të pranishëm, mijëra të tjerë presin jashtë

E gjithë vëmendja e publikut amerikan është përqëndruar në funeralin e Charlie Kirk, aktivistit që u vra më 10 shtator.

Stadiumi Arizona Cardinals në Phoenix është mbushur plot ku mbi 60 mijë persona kanë marrë pjesë për t’i dhënë lamtumirën e fundit aktivistit konservator 31-vjeçar, ndërkohë që mijëra të tjerë janë mbledhur jashtë ambienteve të stadiumit e miliona qytetarë e ndoqën në televizion.

Sipas mediave të huaja mësohet se masat e sigurisë janë jashtëzakonisht të rrepta, pasi në ceremoni do të marrë pjesë edhe do të flasë presidenti i SHBA-së, Donald Trump si dhe anëtarë të lartë të qeverisë.

Personat që do të flasin:

-Erica Kirk, e cila tani drejton organizatën e Charlie Kirk, Turning Point;

-Donald Trump;

-J.D. Vance, zëvendëspresident;

-Robert F. Kennedy Jr., Sekretar i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore;

-Pete Hegseth, Sekretare e Mbrojtjes;

-Tulsi Gabbard, Drejtoreshë e Inteligjencës Kombëtare;

-Donald Trump Jr.

Teksat portat u hapën, mbështetësit e Kirk u futën në stadiumin State Farm nën kontrolle të rrepta për t’i bërë homazhe njeriut që konsiderohet një figurë ikonike në lëvizjen MAGA. Radha për të hyrë shtrihej qindra metra, deri në parkingjet jashtë.

Stadiumi State Farm mbushet plot për lamtumirën e fundit të

Pamje nga stadiumi

Një poster me fytyrën e Kirkut dhe sloganin “kurrë mos u dorëzo” ishte vendosur në ndenjëset e stadiumit me 73,000 vende , ndërsa pjesëmarrësve ju dha  një byzylyk që shkruante “ne të gjithë jemi Charlie Kirk”.

 

Stadiumi State Farm mbushet plot për lamtumirën e fundit të

Pamje nga stadiumi

 

Ceremonia filloi në orën 11:00 të paradites sipas orës lokale (ora 20:00 sipas orës shqiptare). Presidenti dhe nënpresidenti i Shteteve të Bashkuara do të mbajnë fjalimet , si dhe bashkëshortja e të ndjerit, Erica Kirk, e cila ka marrë përsipër drejtimin e Turning Point USA. Organizata, e themeluar nga Charlie Kirk, evoluoi gjatë kohës së tij në një organizatë multimilion dollarëshe me ndikim të madh midis të rinjve konservatorë në Shtetet e Bashkuara.

Aktivisti 31-vjeçar u qëllua dhe u vra ndërsa fliste në një aktivitet në Universitetin Shtetëror të Utahut më 10 shtator. Personi i dyshuar për vrasje, një i ri 22-vjeçar, u arrestua të nesërmen dhe është akuzuar për vrasje, me prokurorët që kërkojnë dënimin me vdekje.

 

Stadiumi State Farm mbushet plot për lamtumirën e fundit të

Pamje nga stadiumi

 

Vrasja e Kirkut pati pasoja të rëndësishme politike në Shtetet e Bashkuara dhe ngriti shqetësime pasi Trump dhe Vance kërkuan ndëshkim për njerëzit që duartrokitën ose brohoritën vdekjen e tij. Kritikët thonë se komente të tilla mbrohen nga Amendamenti i Parë i Kushtetutës së SHBA-së.

Kirk kishte lidhje shumë të ngushta me administratën Trump dhe familjen e tij. Aktivisti themeloi organizatën Turning Point USA në vitin 2012, e cila është aktive në shumë shkolla dhe universitete.

Përmes platformave të tij, përfshirë një podcast të suksesshëm, Kirk arriti një audiencë prej milionash, veçanërisht të rinjsh. Kritikët e tij e akuzuan atë për përhapjen e pikëpamjeve raciste, homofobike dhe seksiste.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT