Ballsh, banorët protestojnë për helmimin nga gazi


Helmimi i një banori pranë uzinës së Ballshit ka nxitur protesta pranë fshatit Panahor. Banorët kërkojnë zgjidhje për ndotjen që buron nga tubacionet e amortizuara.

Linja e tubacionit të djegies është jashtë funskionit dhe mbahet me 10 fasheta. Banorët thonë se të shtunën Shyqo Hoxha, 36 vjeç, është helmuar me gaz ndërsa ishte duke korrur barin.

Sipas banorëve gazi që del nga tubat është bërë shkak edhe për intoksimime të banorëve të tjerë që janë shtruar në spital. Mes tyre ka edhe fëmijë./tch/ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT