SKANDALI / Serbia sponsorizon makina-reklamë me propagandë kundër Kosovës në Nju Jork (FOTO)

Shteti i Serbisë po vijon me propagandën për të demonizuar shqiptarët e Kosovës duke prodhuar edhe ngjarje të pavërteta.
Së fundmi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ata kanë vendosur disa mbishkrime skadaloze në makina lëvizëse.
Në disa foto të postuar në rrjetin social shihet figura e Kurtit në një mjet lëvizës ku shkruhet se “Kurti dhe regjimi i tij po arrestojnë dhe shqetësojnë fëmijët serbë”.
Në një tjetër makinë lëvizëse, shfaqet një mesazh ku shkruhet se “Kishat e krishtere serbe dhe varret e tyre po dhunohen” nga shqiptarët. Një tjetër pretendim i rremë ky, pasi disa herë është provuar se pas shkatërrimit të varreve serbe në Kosovë, qëndrojnë ekstremistë serbë që duan të nxisin tensione duke fajësuar padrejtësisht shqiptarët e Kosovës.
Këto makina kanë lëvizur në Nju Jork, ku është mbajtur Asambleja e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, me pjesëmarrjen e qindra liderave nga e gjithë bota, dhe ku e gjithë vëmendja diplomatike ka qenë e fokusuar aty.
Rasti është denoncuar nga Dardan Kadaj në rrjetet sociale:
Demonizo Albinin në llogari të sovranitetit – mshaj e bir vetit!
Fotot bashkëngjitur janë bërë sot në New York City. Është fort alarmante forma që propaganda serbe po merr në Perëndim, pra përtej lobimit në forumet politike, Serbia tash po investon edhe në billborda për të ndikuar opinionin e gjerë publik.
Problematike është pastaj që ligjërimin e të njëjtes vijë e hasim në Kosovë, herë në formën e analisteve e herë naj OJQ që demek i pengon nacionalizmi në të gjitha anët.
Para dy javë kam qenë në Zubin Potok me bo hiking. As nuk ka regjim policor e as situatë e jashtëzakonshme, veq rend e rregull si në krejt Kosovën.
Për pesimistët, zgjidhja është e lehtë, 45 minuta i boni prej Prishtinës deri atje, me shku me pa vet.
E për pjesën tjetër, është fort i rëndësishëm uniteti kundër frontit që shtrirjen e sovranitetit e paraqet si çmenduri të liderit.
)