Familja nga Deçani strehon familjen nga Durrësi e cila e strehoi gjatë luftës (VIDEO)

Një familje nga fshati Carabreg i Deçanit të Kosovës, ka strehuar një familje nga Durrësi.

Kjo siç raporton rel, u bë pas tërmetit tragjik që ndodhi në këtë qytet të martën, si pasojë e të cilit humbën jetën dhjetëra dhe u lënduan qindra persona.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, familja Qorraj kishte qëndruar për disa muaj te familja Kazanxhi në Durrës.

Janë të shumta rastet e solidaritetit që po ofrohen.

Shumë njoftime kanë mbërritur edhe në redaksinë e Dita.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT