Panik në sheshin “Skënderbej” prej ish komandantit të UÇK-së, familjarët e ish-luftëtarit flasin pas ngjarjes

Protesta ‘Liri për Çlirimtarët’, mblodhi në sheshin ‘Skënderbej’ shqiptarë nga të gjitha trevat, si dhe ish-luftëtarë të UÇK-së apo dhe familjarë të veteranëve.

Në mbyllje të tubimit, ish-komandanti i UÇK-së, Isuf Morina i ndodhur në mes të turmës, nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët.

Menjëherë ka mbërritur dhe ambulanca për ta shoqëruar në spital.

Për mediat kanë folur familjarët e tij, të cilët kanë bërë me dije se Morina ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe se gjendja e tij u përkeqësua pasi ishte i lodhur dhe nuk kishte ngrënë ushqim.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT