S’e futi në zgjedhje, Dash Sulës s’i del e keqja me Berishën: Të akuzosh Ramën si të korruptuar duhet të jesh vetë kristal që ta sfidosh

Ish-deputeti demokrat, Dashnor Sula, ka deklaruar se opozita ndodhet në një moment kritik dhe nuk është aspak në rrugën e duhur për të mundur Edi Ramën.
Sula thekson se Partia Demokratike duhet të riformatohet nga baza e deri në krye, ndërsa shtoi se nuk fitohet duke thënë që Rama duhet të largohet.
“Nëse PD nëse nuk riformatohet nga baza deri lartë kështu do të vijoi kjo punë. Nuk fitohet të duke thënë duhet që të largohet Rama, Rama ka fituar, pse duhet që të iki.
Ka një gjë, ndërrim lidershipi, sepse kështu ngjallet shpresa, mund të mos fitosh njëherë të jesh i sigurt se herën tjetër je alternativë e besueshme. Ne nuk jemi aty ku duhet.
Sepse ne jemi ata që kanë bërë këtë. 20 vite në politikë unë nuk jam akuzuar për asnjë aferë korruptive.”-tha Sula.
Ish-deputetit demokrat duket se nuk i del e keqja me Sali Berishën i cili nuk e futi në zgjedhjet e 11 majit, pasi ka deklaruar se nëse akuzon që kundërshtari politik është i korruptuar, duhet të jetë vetë kristal që ta sfidojë.
“Opozita është në një moment të vështirë, nuk është në nivelin ku duhet dhe nuk e ka mbledhur veten nga humbja e 11 majit. Opozita nuk është në rrugën e duhur sepse do të duhet që të ketë një armë të fortë që se ka kundërshtari do të duhet që të ketë moralitetin.
Nëse ti thua kundërshtari im politik është i korruptuar duhet të jesh vetë kristal që ta sfidosh. Këtë e demostrojnë edhe zgjedhjet e fundit edhe target grupi i votuesve ishte mbi 55 vjeç dhe pati bojkot që do të thotë, njerëzit nuk dalin më të votojnë, iu është vrarë shpresa. Aty ka nga ata që marrin vetëm rrogën, ose nuk kanë pasur fare rrogë dhe lëvizin me Range Rover.”-tha Sula.