“Shqipëria e pushtuar nga kartelet e drogës”, Çollaku: SPAK s’ka mbështetjen e nevojshme për të luftuar krimin

Gazetari Basir Çollaku ka folur në Syri Tv në lidhje me kriminalitetin në Shqipëri. Sipas tij, Ambasada e SHBA po flet më shumë se SPAK apo Ministria e Brendshme. Gazetari theksoi se autoritetet në vendin tonë nuk bëjnë gjë tjetër veçse një refren të përsëritur duke thënë “do luftojmë bashkë”.

“Një fjali që është refreni i tyre dhe tek kjo kam pak optimizëm se janë duke shtyrë drejt thellimit të hetimeve është: ‘do të luftojmë bashkë’. ‘Do të luftojmë bashkë’ se këta nuk e bëjnë dot vetëm? Nga mungesa e vullnetit, dëshirës dhe nga frika, dhe ata nuk duan t’i lënë që këta ta bëjnë vetëm, se mund të ketë firo rrugës, siç ka ndodhur në shumë raste.”-u shpreh Çollaku.

Çollaku u shpreh se kartelet e drogës janë tashmë të integruara me krimin e organizuar ndërkombëtar dhe me financimet terroriste, duke i dhënë kësaj çështjeje përmasa më të rënda.

Ky refren i ambasadës, dhe tashmë nuk ka një ndarje kartel droge apo terrorizëm, tani janë 1. I marrin paratë nga drogaFrancezët kanë nxjerrë ushtrinë.

Belgët kanë nxjerrë ushtrinë, amerikanët po se po. Problemi është se, ne çfarë nxjerrim këtu? Ushtrinë që fik radarët, që kultivon drogë në reparte.”-vijoi më tej gazetari Çollaku.

Ai theksoi gjithashtu se SPAK nuk ka mbështetjen e nevojshme nga strukturat e tjera shtetërore për të luftuar krimin.

SPAK edhe sikur të dojë, ka ushtrinë, policinë, një pjesë të kolegëve përballë dhe nuk i kanë në krah.”-theksoi Çollaku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT