Ministri kosovar vihet në siklet–nuk di të lexojë fjalimin në anglisht (VIDEO)

Ministri kosovar i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, e ka gjetur vetën në një situatë tejet të sikletshme kur në Komisionin për Udhëtime – organizatë që promovon turizmin në Europë – nuk ka ditur ta lexojë fjalimin e tij në gjuhën angleze.Bajrami ka filluar të lexojë në shqip, por drejtori ekzekutiv i ETC, Eduardo Santander, ka kërkuar nga Hasani që ta thotë fjalimin e tij në një gjuhë tjetër, pasi nuk ka pasur përkthim nga gjuha shqipe.“Kam frikë se nuk ka përkthim nga shqipja, prandaj a do të mund të flisnit mbase në anglisht, apo në një nga gjuhët tjera zyrtare”, ka thënë Santander.Ministri e ka pasur fjalimin e tij të shkruar në anglisht, por megjithatë nuk ka arritur ta lexojë vet.Në ndihmë i kanë ardhur disa delegatë të tjerë të cilët janë munduar që ta lexojnë fjalimin për ministrin./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT