Qeveria gati vendimin: 2 javë leje për prindërit me fëmijë të vegjël

Situata e krijuar në vend për shkak të përhapjes së koronavirusit ka detyruar qeverinë që të urdhërojë mbylljen e shkollave, kopshteve dhe çerdheve.
Ndërkohë, mësohet se ditën e sotme qeveria ka bërë gati vendimin, ku theksohet se një nga prindërit ka të drejtë që të marrë 2 javë leje për t’u kujdesur për fëmijët e vegjël.
Ky vendim vlen për prindërit që punojnë si në sektorin publik, ashtu edhe në atë privat.
“Për shkak të mbylljes së çerdheve dhe institucioneve arsimore, në funksion të marrjes së masave për parandalimin e përhapjes së infeksionit nga COVID-19, iu bëjmë thirrje të gjithë punëdhënësve privatë që të gjejnë mundësitë për trajtimin me pushim të punëmarrësve të tyre, sipas pikës 1, të këtij vendimi”, thuhet në vendimin e qeverisë, që mban firmën e kryeministrit Edi Rama.
