Ermal Hasimja i hedh “benzinë zjarrit”: Qëndrimi i Spiropalit ndaj Ramës është për t’u vlerësuar, duhet guxim t’i dalësh përballë kryeministrit

Politologu Ermal Hasimja ka komentuar përplasjet e fundit brenda Partisë Socialiste mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetes Elisa Spiropali, e cila është paralajmëruar për përjashtim nga partia për shkak të qëndrimeve të saj publike.Hasimja e cilësoi guximin e Spiropalit si një veprim që i bën mirë PS-së:
“Ky lloj qëndrimi i Spiropalit është diçka që duhet vlerësuar dhe mendoj se i bën mirë Partisë Socialiste. Dhe të mos harrojmë edhe diçka, që t’i dalësh përballë sot kryeministrit të Shqipërisë kërkon goxha guxim.”-tha ai.
Ai e krahasoi Spiropalin me ish-deputetin Erion Braçe, duke theksuar se të dy ndjekin një logjikë të ngjashme të “disidencës së brendshme” duke thën se Spiropalin dhe Braçen i sheh në të njëjtën logjikë. Braçe ka një CV pak më të hershme për ‘disidentin’, për aq sa mund të jetë disidenca e brendshme në PS dhe shikojmë ku janë limitet e kësaj disidence.
Politologu shtoi se nëse paralajmërimi për përjashtimin e Spiropalit materializohet, ky qëndrim duhet parë si një akt i rëndësishëm politik pasi që t’i dalësh përballë sot kryeministrit të Shqipërisë kërkon goxha guxim.
“Në rastin e Spiropalit, në qoftë se ky paralajmërim për përjashtimin nga grupi do të materializohet në ditët në vijim në çfarëdo lloj forme, por në vlerë absolute, po ta gjykosh, ky lloj qëndrimi i Spiropalit është diçka që duhet vlerësuar dhe mendoj se i bën mirë Partisë Socialiste. Dhe të mos harrojmë edhe diçka, që t’i dalësh përballë sot kryeministrit të Shqipërisë kërkon goxha guxim.”-tha ai.
Duke rikujtuar largimet e mëparshme nga PS, Hasimja nënvizoi se Spiropali po ndjek një rrugë krejt tjetër, ndryshe nga ata që ikin me filozofinë më denoi partia, të më rrojë partia.
“Ka edhe nga ata që kanë ikur nga partia me atë filozofinë që ‘partia ime më dënoi dhe të rrojë partia’. Ndërkohë që Spiropali nuk po bën këtë gjë, po bën të kundërtën, dhe kjo është për t’u vlerësuar.”-tha ai.