Shkarkimi i Veliajt, vjen reagimi i parë nga PD: Kryebashkiaku “punët e pista” i ka bërë bashkë me Edi Ramën

Këshilltari i opozitës, Ilir Alimehmeti së bashku kolegun e tij demokrat Dorian Teliti reaguan për herë të parë pas shkarkimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Në dalje nga bashkia e Tiranës, Alimehmeti deklaroi se Veliaj “punët e pista” në bashki i ka bërë së bashku me Edi Ramën që propozoi eliminimin e tij politik.

“Erion Veliaj sot shkarkohet, më në fund për të gjitha dëmet që i ka bërë Tiranës. Është shumë e qartë ca i ka bërë abuzimit të Tiranës dhe taksave tona. Ne kemi qenë kërkues që ai të ishte prezent në sallë pasi ne si PD nuk i mohojmë të drejtën e fjalës dhe nuk është tagri jonë që ti japim fjalën, por lejen duhet ta merrte nga drejtoria e burgjeve. Veliaj nuk i ka bërë vetëm këto punë të pista i ka bërë bashkë me këshillin bashkaik dhe bashke me Edi Ramën, dyu vite e gjysmë pa kontroll financiar bashkia e Tiranës ky ishte koridori që ne lamë. Sot ishjtye kurrorëzimi i dy viteve luftë të PD për të shkarkuar Veliajn. Misioni u krye”, tha Alimehmeti.

“Veliaj nuk është kryetar ky është lajmi. Është e drejta e Veliajt të bëjë cfarë të dojë pasi ai është i shkarkuar nga detyra”, tha Teliti.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT