Mbi pyetjen për çfarë i ka “mbaruar koha” koncesionarit të Rinasit

Ministrja Belinda Balluku gjatë konferencës përpara gazetarëve ku foli për grabitjen e ndodhur në aeroportin e Rinasit përdori tone të ashpëra ndaj koncesionarit duke u shprehur disa herë që “Koha ka mbaruar”.

Por e pyetur nga gazetarët nëse kjo frazë do të thotë prishjen e kontratës me koncesionarin, ministrja e Transportit sqaroi se për çfarë ka mbaruar koha.

“Koha ka mbaruar për të vazhduar e toleruar koncesionarin kinez për të ndërtuar parkingje dhe të mos investojë në sigurinë e aeroportit. Nga sot s’do të ketë më parkingje dhe do të ketë një ndryshim rrënjësor në cilësinë e aeroportit”, tha Balluku.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT