Shefi i “Koço Gliozheni-it “bën copa” ministren e re, i përgjigjen dy mjeke, njëra doktoreshë e tjetra deputete: Shëndetësia nuk reformohet me “letra dashurie” (DISKUTIM)

Shefi i Shërbimit të Obstetrikës në maternitetin “Koço Gliozheni”, Astrit Bimbashi ka bërë një shënim të gjatë për prezantimin e ministres së re të Shëndetësisë, duke shprehur se ky sektor ka nevojë për reforma dhe Evis Sala nuk i zhvillon dot.

Duke ju referuar fjalës së saj gjatë prezantimit me stafin nga kryeministri Edi Rama, mjeku i njohur thotë se ministrja e re foli për mundësi të sigurta zhvillimi, “që matematikisht është një ekuacion i mundshëm i vërtetë dhe unik në qoftë se zbatohet.”

Por sipas Astrit Bimbashi, kolegia që vendosi të kthehej në Shqipëri për të drejtuar Shëndetësinë, gjatë prezantimit të saj i ka folur politikë për vendime ekonomike të paravendosura, të kërkuara apo jo prej saj.

“Kjo do të thotë sipas gjuhës së një njeriu të mençur që “çfarë është premtuar edhe për shifra “infinite” që në politikë janë të zakonshëm por duhen identifikuar në praktikë”. Me pak fjalë në një mundësi të dyshimtë të shumëzosh numrin 2 me 2 bëhët 4 njësoj, si ta mbledhësh.. por politikisht X mund të jetë 0 dhe përfundimi është që as 2-shin nuk e ke ose X është 4 dhe ke 8-ën.

Ministrja me shumë delikatesë foli për të pamundurën… që është në politikë një ekuacion fallco. Do të thotë që i kanë ofruar gjithçka ose numrin 2, por pa koeficientin X politik. Në politikë mungesa e koefiçientit tregon se mundësia për zhvillim është ajo që ka qenë më parë”, vijon Astrit Bimbashi.

Në diskutim është përfshirë dhe mjekja Anika Dokle, vajza e politikanit socialist Namik Dokle. Edhe ajo thotë se pa vullnet politik, çdo artikulim prej idealistësh kthehet në sofizëm, ndaj ministrja e re ka nevojë për mbështetjen e kryeministrit Edi Rama, së pari.

“I shkruar mire dhe me nje stilistike letrare te pelqyeshme ky “pamflet” gati-gati politik i yti, por per t’u lexuar nga “kanapeja” e intelektualit, me nje gote vere ne dore. Ti, si pjese e kupoles drejtuese te politikave shendetesore, dhe jo e “trekendeshit filozofik”, nuk mund te besh “avokatine” e nje idealisteje te emeruar, se do te kete kohe mjaftueshem per ta bere vete ajo(me shume se cdo gje, flet karriera e saj brilante personale).

Shendetesia nuk reformohet me “letra dashurie” dhe me histori koeficentesh, ne dukje te veshtira per t’u kuptuar nga “delet”, por aspak te veshtira per t’u jetuar nga “delet”. Koeficentet e mundesive te pamundura qe behen te mundura, apo te pamundurave qe rruges per t’u bere te mundura nuk di se ku shkojne, “delet” i kane te stampuara ne lekure.

Pa vullnet politik, cdo artikulim prej idealistesh kthehet ne sofizem… kesisoj, shpresoj fort qe vullnetin, kete here, ta kete vete Rama per te bere ndryshime reformuese ne shendetesi(reforme farmaceutike, spitalore, sigurimesh, digjitalizimi etj). Ndryshe, do ta percjellim edhe ministren e re… njesoj si te paret”, vijon ajo.

Në të njëjtën linjë me dy mjekët është dhe deputetja e sapo zgjedhur e Partisë Socialiste në Vlorë, Bruna Mersini. Edhe kjo e fundit e njeh nga afër sistemin, pasi për vite me radhë ka qenë drejtuese e Spitalit të Vlorës.

“Me shume kërshëri lexova opinionin tuaj si dhe komentin e Anikes edhe jam dakort cuditerisht me të dy; Sot shendetesia duhet te kete nivele drejtimi me vizion edhe padyshim me cv si te Evis Salës dhe mendoj modestisht qe eshte zgjedhja e duhur

Tre objektivat qe ajo shfaqi jane thembra e akilit per te ardhmen edhe reformimin e sistemit edhe po ashtu si Anika mendoj qe duhet vemendje e km dhe mekanizma suportiv per ekipin qe do krijoj ministrja e re qe do jete key ëord ne suksesin e saj”, shkruan Bruna Mersini.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT