Vjosa kërcënon Fierin dhe Vlorën, 2 metra larg pikës kritike që shkakton përmbytje

Situata nga reshjet e shiut në Vlorë për ditën e hënë raportohet e qetë deri më tani. Reshje shiu nuk ka dhe fuqia e detit ka rënë, ndërsa dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë kanë mbërritur në portin e Vlorës.
Ndërkohë që prefektura e Vlorës ka monitoruar dhe prurjet e lumit Vjosë i cili ka pasur prurje të shumta në 24 orët e fundit, por deri më tani nuk përbën rrezik për përmbytje.
Niveli i Vjosës është 5.20 në këto momente dhe nëqoftëse do të këtë rritje deri në 7-8 m atëherë Vjosa del nga shtrati dhe përmbytet toka dhe banesa.
Sipas parashikimit të motit, reshjet pasdite mundet të krijojnë një situatë të vështirë, por situata po mbahet nën kontroll dhe disa automjete të rënda janë vendosur përgjatë Vjosës, me qëllim që të ndërhyhet në rast të prurjeve më të shumta të lumit.