VIDEOLAJM/ Tenori italian, Andrea Bocelli magjeps Donald Trump në Zyrën Ovale! I këndon të famshmen “Con Te Partirò” dhe surprizon të pranishmit

Presidenti i SHBA, Donald Trump, priti në Zyrën Ovale tenorin e famshëm italian Andrea Bocelli, në një takim që u shndërrua në moment artistik dhe viral në rrjete sociale. Bocelli interpretoi për Presidentin në ambientet e Shtëpisë së Bardhë, ndërsa pamjet e performancës u shpërndanë me shpejtësi në platforma të ndryshme.
Gjatë vizitës, tenori e përshëndeti Presidentin me klasikën botërore “Con te partiro”, si dhe me versionin anglisht “Time to Say Goodbye”, duke sjellë një atmosferë solemne dhe surprizuese në Zyrën Ovale. Burime mediatike raportojnë se biseda mes Trump dhe Bocellit ishte e përzemërt, ndërsa të dy zgjodhën të mos japin shumë detaje për mediat.
Shtëpia e Bardhë publikoi në rrjetin social “X” dy fotografi nga takimi, ku Presidenti Donald Trump dhe Andrea Bocelli shfaqen së bashku në Zyrën Ovale, duke fiksuar momentin e veçantë të performancës dhe mirëseardhjes protokollare.