“Është koha për të qenë një”/ Basha nuk bindet, ja si i përgjigjet ftesës së Ramës

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur negativisht ftesës së Ramës për të hequr dorë nga denoncimet dhe daljet televizive dhe për t’u bërë një në luftën ndaj koronavirusit.

“Duhet të kalojmë përtej fasadës. Na duhet një plan, mend në kokë dhe vendime të forta. Të garantohen mjekët dhe infermieret, që kur të shtohet vala e pacienteve të jenë të përgatitur. Duhet të ishin marrë masat para dy javësh”, tha Basha në një lidhje live me studion e OPINION.

Më herët, po nga e njëjta studio, Rama tha se është koha për të qenë një.

“Kjo nuk është koha për opozitarizëm, nuk është koha për aksione opozitare, për task-forca opozitare, aksione opozitare, propozime opozitare, është koha për të qenë një”, tha Rama.

Intervista e Bashës

Basha: Do vijë koha për të nxjerrë përgjegjësitë. Tani është koha të bëhemi bashkë

Fevziu: A je gati të bashkohesh me Ramën, të ulesh në tavolinë për një plan të përbashkët?

Basha: Duhet të kalojmë përtej fasadës. Na duhet një plan, mend në kokë dhe vendime të forta. Të garantohen mjekët dhe infermieret, që kur të shtohet vala e pacienteve të jenë të përgatitur. Duhet të ishin marrë masat para dy javësh

Fevziu: Çfarë do ju thojë qytetarëve?

Basha: Të respektojnë këshillat e mjekëve dhe të ISHP. Është me shumë rëndësi kujdesi për vetën dhe shmangia e ambienteve publike

Back to top button
LAJMET E FUNDIT